Categories Lajme

Detaje nga ngjarja në Itali, kavoja u shqye, siguria nuk u aktivizua dhe kabina…

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia që ndodhi një ditë më parë në Itali, ku për pasojë të shkëputjes së kavjos së teleferikut, humbën jetën mbi 10 persona. Mësohet se përfundon nën akuzë, mirëmbajtja, që i është besuar ndërmarrjes së Tirolit Jugor Leitner, përgjegjëse për kontrolle të jashtëzakonshme.

Impianti, në pronësi të Komunës së Stresas, por i menaxhuar nga kompania Ferrovie del Mottarone, është vendosur menjëherë nën sekuestro nga prokuroria e Verbanias, ashtu si dokumentacioni teknik dhe mirëmbajtja periodike.

Dinamika; Të dielën kabina pothuajse arriti në stacionin malor kur, ndoshta për shkak të një cedim të karrocës, kavoja tërheqëse copëtohet, duke bërë që kabina të kthehet me shpejtësi të lartë për të paktën njëqind metra para përplasjes së dhunshme me shtyllën e fundit të impiantit. Ky është momenti kur disa njerëz hidhen jashtë. Pas goditjes, kabina pastaj hidhet dhe rrotullohet për të paktën 15-20 metra, duke përfunduar lëvizjen e saj e përplasur pas pemëve. Impianti ishte ndërtuar në 1967 dhe u përurua në 1970 për të zëvendësuar trenin e vjetër që doli në pension në 1964.

Në vitin 2001, teleferiku që u nis nga bregdetit i Stresas në liqeni Maggiore dhe u ngrit në 1,385 metra mbi Mattarone, ishte bllokuar në seksionin e parë pas nisjes dhe ndërhyri ndihma e shpejtë për të shpëtuar pasagjerët.Kontrollet e fundit
Rishikimi i fundit periodik i përgjithshëm u bë në 2014 dhe çoi në mbylljen për dy vjet. Me atë rast u bë edhe një magnetoskopi në litarë për të kontrolluar dendësinë të tyre. Kabinat ishin çmontuar dhe rimontuar me impiantin e zërit dhe kamerën e mbikëqyrjes në bord. Punime që kushtuan 4 milionë e 400 mijë euro dhe financohen nga rajoni i Piemontes, Komuna e Stresas dhe kompania e menaxhimit.

Zëvendësimi i kavove i planifikuar për vitin 2029; Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, pas rihapjes në 2016 kontrollet u përsëritën në korrik 2017 dhe, më pas në fund të vitit 2020, u kryen kontrolle specifike në kabllo siç konfirmohet nga e njëjta kompani nga Vipiteno që kujdeset për mirëmbajtje të jashtëzakonshme. Zëvendësimi i kavove ishte planifikuar për 2029.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME