Categories Lajme

Detaje nga ngjarja në Lezhë! I riu u gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Ja çfarë thotë policia

25-vjeçari Jorgo Rustem është autori i plagosjes së 26 vjecarit Kostandin Ziut mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.

Gjatë gjithë ditës së djeshme 25-vjeçari Rustemi dhe 26-vjeçari Ziu kanë lëvizur me një makinë “Renault” të cilën edhe për policinë mendohet të jetë marrë me qera, pasi asnjëri prej tyre nuk dispononte një mjet të tillë.

Burime të siguruara thanë se gjithçka ka ndodhur jashtë një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu” në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës, shkruan A2 CNN.

Deri tani policia ka pak informacion për motivin e kësaj ngjarje, pasi 26 vjeçari Ziu për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore e ka patur të pamundur të rrëfejë detajet.

Ndërkohë që 25-vjeçari Rustemi vijon të jetë në kërkim nga ana e bluve të Korçës, shkruan A2 CNN.

Policia ka informacion se së bashku me dy miqtë ka qenë e pranishme edhe një femër, por akoma blutë nuk kanë shkuar tek identiteti i saj.

Jorgo Rustem është i njohur për policinë e Korçës pasi është arrestuar në vitin 2020 nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike, ku ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, aty ku është liruar në Shtator të vitit 2023, e aty ku është njohur me 26 vjeçarin Kostandin Ziu, i cili vuante dënimin për të njëjtën akuzë.

Burimet shtojnë se Ziu në vitin 2022, u transferua drejt burgut të Peqinit. Edhe sipas burimeve të Policisë, Rustemi e Ziu gjatë kohëve të fundit shoqëroheshin së bashku në qytetin e Korçës.

Plagosja e Kostandin Ziut në Korçë, zbulohet identiteti i

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabiti pikën e këmbimit te qendra “Concord”, Luan Maçi: Kam shumë borxhe dhe nënën sëmurë rëndë

Zbardhet dëshmia e Luan Maçit, autorit të grabitjes me armë të pikës së këmbimit valutor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë. Si pasojë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Një konflikt mes disa nxënësve është regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Shën Vlash” në Durrës. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte në kërkim/ Dogji mobilerinë ‘Aliko’ në Vlorë, vihet në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar në Vlorë i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia. Bledar Balliu kërkohej për zjarrin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME