Categories Lajme

“4 javë regjim absolut”, mesazhi i Parashqevisë pas daljes nga spitali, tregon planet për rikthimin në Tiranë

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka dalë ditën e djeshme nga spitali në New York ku po kurohej dhe ka dhënë një mesazh publik për të gjithë. Përmes videove të postuara nga biznesmeni Elton Ilirjani në Instagramin e tij, Simaku thotë se ka bërë një pushim absolut për 4 javë, teksa shton se çdo ditë bënte fiskulturë dhe pinte ujë.

“Të falenderoj nga zemra për këtë dhuratë shpirtërore, njerëzore edhe engjëllore Elton Ilirjani. Unë bëra një pushim absolut. Kishin disa pyetje shumë shqiptarë, shumë amerikanë që unë duhet të shkoja e të pushoja këto 4 javë. Përditë bëja fiskulturë edhe pija ujë e jo raki”, thotë artisja.

Këngëtarja tregon dëshirën që ka për të ardhur në Tiranë për të bërë një mbrëmje alla shqiptarçe dhe falenderon të gjithë për lutjet dhe dhuratat.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm që thotë siç e themi ne në Kavajë troç: Më mirë të kesh një mik se sa një çiflig. Më mirë të kesh një mik ashtu siç kam unë Elton Ilirjanin se sa të kesh një çiflig. E falenderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij që është në Tiranë. Shpresoj se Zoti na e bën kismet të vijmë dhe në Tiranë dhe të bëjmë një mbrëmje ashtu alla shqiptarçe. Ju falenderoj nga zemra për të gjithë dhuratat, për të gjithë lutjet”, shprehet ajo.

“Jam në një gjendje shpirtërore shumë të mirë dhe pas 4 javësh regjim absolut duke pirë ujë dhe duke bërë ushtrime fizike dhe analiza, të gjitha analizat më dolën me sukses”, tregon këngëtarja.

Sjellim në vëmendje se gjatë muajit Janar, Simaku u shtrua në spital. Lajmin e bëri të ditur biznesmeni Elton Ilirjani.

“Ajo ishte si një meteor që më goditi dhe mua, dua t’i them publikut se çështja e saj nuk është çështje që zgjidhet me para. Nesër bën plot dy javë që është e shtruar në spital psikiatrik në New York City. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një ndër momentet më të vështira”, tha Ilirjani.

Ai shtonte se në ditët që kanë qëndruar bashkë, nuk ka arritur ta kuptojë se Simaku kishte nevojë për kurim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME