Categories Lajme

Detaje nga ngjarja ne Shkodër

Bukuroshe Kodra, gruaja e Mark Kodrës, 45 vjeçari i cili i mori jetën fqinjit të tij në Shkodër, Emiljano Ndou vetëm 25 vjeç, ka treguar lidhur me ngjarjen.Ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur pas një debati mes dy djemve, djalit të saj dhe Ndout. Gruaja tregon se 25-vjeçari ka xhiruar gomat para banesës dhe në këtë moment, djali i ka thënë të ecë me kujdes, por Ndou i është përgjigjur “Eci si të kem dëshirë”. Gruaja ka mohuar që kjo të lidhet me të bijat e saj. “Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty. Ai ka qenë djalë i lëvizshëm, por se ka pasur gje me vajzat absolutisht. Ka dalë dhe ka një shok aty, komshi. Ka sjellë shokun aty, e përcillte. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë. Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë. Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave.+28

I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. Ai e ka shenjë. Djali ka hyrë brenda e ka folur me djalin në Francë dhe e ka dëgjuar vajza. Më tha mua është kapur Valentini me dikë, por jo se me kë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë. Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me te.

Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë. I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi ai dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Burri ka dalë dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qël luar. Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet.”-tha ajo.

Gruaja e autorit tregon se i shoqi shkoi për tu sqaruar me të dhe se nuk ka patur dijeni se cfare ka ndodhur. “Burri ka hyrë brenda, është ulur në divan dhe ka ndezur cigare. Krisi motori deri atje dhe aty mbeti. Ka dalë ky djali, komshi. Hyra brenda i thashë burrit e myte, , a je i kënaqur? Më tha ‘kurrë i fije i pendum nuk jam’. Ishte ose unë o fëmija. Më mirë unë që e kam kry , dpunen.eklaron gruaja.

“Rreth 100 metra motori ka ecur pasi ai është qël luar pastaj ka rënë. Na vjen shumë keq, djalë i ri. Më përpara të më kishte vr. arë mua, se atë. Keq më vjen dhe për të dhe për vete, që na mbeti ne se nuk kemi parë një ditë të mirë. 7 fëmijë i kam rritur vetëm me punë të burrit. Mua më vjen shumë keq për të ritë e tij, mendoj si për djalin tim. Më shumë kam qarë për të ritë e tij se për atë që më ka ndodhur mua. Mua më ka ndodh më keq se atij. Atij i ka dek e forcojnë të tërë. Mua as më kanë dek, as i kam gjallë. Është gjak ai, është burg e të gjitha. Po nuk i mendon kush, 1 minutë është. Një djalë e kam në Francë, dy të tjerët nuk e di ku i kam. Po normal që brenda do rrinë. Nuk do dalin. Ikën policia kush do i mbrojë. Djali është i pambrojtur. Kam dhe vajzat kush mi mbron. Është më keq. Djemtë do rrinë të ngujuar.

Djali im është shumë i urtë, shumë i butë ky i dyti. Me qenë i vogli kisha thënë nuk e kam problem hiç, ai është shumë më i mbrapshtë, po ky është shumë i butë dhe ai i ka rënë në qafë, hajt se është i butë dhe i përulur ndër shokë. Me pas qenë kishte gjet një vend tjetër dhe e kishte thirrur, por jo mes 30 vetëve. Me të ra si të duket ty, me të ra dhe me të sha? Unë jam femër dhe kisha luftuar për veten të më shante kush”, deklaron gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME