Categories Lajme

Detaje nga pushimet e Melonit në bregdetin e Vlorës, pas dy ditësh do të kthehet në Pulja

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni mbërriti dje në Vlorë për të kaluar disa ditë pushime në bregdetin shqiptar, me ftesën e Kryeministrit Edi Rama.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë për Tv Klan, gazetarja Elja Zotka ka dhënë më shumë detaje nga Vlora për pushimet e kryeministres italiane.

Zotka thotë se forcat e sigurisë pranë vilës qeveritare ku po qëndron Meloni janë të shtuara.

“Në fakt gjithë vizitën e kryeministres italiane e mbulon një hermetizëm dhe është e mirëkuptueshme sepse ajo është me pushime, nuk është një vizitë zyrtare. Ne ndodhemi vetëm pak metra larg vilës qeveritare numër 1, këtu forcat e sigurisë janë të shtuara, ndodhet dhe një skaf i policisë në gatishmëri, ndërkohë që nuk shihen lëvizje të tjera brenda vilës.

Mesa duket është plazhi privat përpara vilës që është zgjedhur nga kryeministrja dhe familjarët e saj, por edhe kryeministri Rama i cili ndodhet në vilën qeveritare. Ajo mbërriti dje me një traget të linjës, që duhet marrë shembull nga politikanët. Mendohet se Meloni do të rrijë vetëm dy ditë për pushime në Vlorë e më pas do të kthehet në Pulja ku po pushonte bashkë me familjen e saj”, raporton gazetarja.

Meloni mbërriti dje me të shoqin, vajzën, motrën dhe bashkëshortin e kësaj të fundit dhe u prit nga kryeministri Rama në Portin e Vlorës. Këto pushime kanë pasur jehonë dhe në mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME