Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për kundërshtim me dhunë, të punonjësve të Policisë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -M. L., 31 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -K. P., 21 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.

Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin R. B., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi është larguar nga vendi i aksidentit, në aksin rrugor “Vlorë-Kuç”, ku ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin K. H., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME