Categories Lajme

Detaje nga takimi me Rama-Hoti, në nëntor mbahet kongresi i parë i drejtuesve lokalë Shqipëri-Kosovë

Zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar sot se në nëntor do të mbahet Kongresi i parë ndërmjet kryetarëve të komunave Kosovë-Shqipëri. Në një njoftim në mediat sociale, ai shkruan se në kuadër të vizitës zyrtare Shqipëri, mes shumë çështjeve të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndër-shtetëror, është shtruar edhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në nivel të autoriteteve të qeverisjes lokale.

Tahiri shton se është vendosur që në Nëntor të këtij viti, t’i hidhen hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave. “Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik”, shton më tej numri 2 i qeverisë së Hotit.

NJOFTIMI I PLOTË

Në nëntor do të mbahet Kongresi i parë ndërmjet kryetarëve të komunave (K3) Kosovë-Shqipëri. Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, mes shumë çështjeve të bashkëpunimit me interes të përbashkët ndër-shtetëror, shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit në nivel të autoriteteve të qeverisjes lokale.

Sot, u pajtuam që në Nëntor të këtij viti, t’i hedhim hapat e parë të bashkëpunimit, nëpërmjet organizimit të Kongresit të Kryetarëve të Komunave (K3), platformë kjo që do të identifikojë fushat e bashkëpunimit dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë.

Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që bashkëpunimin ta zgjeroj në nivel kulturorë, social dhe ekonomik, duke krijuar hapësirë dhe mundësi të njohjes e bashkëpunimit në një rrafsh më praktik.

Dimension i veçantë, i këtij bashkëpunimi është që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes që praktikat e mira në të gjitha nivelet të shkëmbehen më lehtë, e njëkohësisht të adaptohen modele të sprovuara, duke shkurtuar rrugën e zbatimin dhe duke replikuar investimin e mbështetjes nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Në të ardhmen, kjo iniciativë synon të kthehet në model të bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit në mes qytetarëve e qyteteve panshqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME