Categories Lajme

Shembje në kohë turizmi, objekti në Dhërmi me leje ndërtimi dhe taksa të paguara rrafshohet nga IKMT

IKMT e drejtuar nga Dallëndyshe Bici në kulmin e sezonit turistik, edhe pse i varfër, vazhdon shembjet në bregdet. Madje qytetarët kanë denoncuar në RTV Ora rrafshimin e një objekti në Dhërmi edhe pse investitori kishte dhe leje ndërtimi, madje dhe taksa të paguara.

Në Dhërmi, një nga zonat më të frekuentuara në stinën e verës, shembjet vazhdojnë dhe në kulmin e sezonit.

Ky objekt ka nisur ndërtimin me leje, por punonjësit e Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Dallëndyshe Bicit nuk ndalen për të rrafshuar investimin.

Madje në ndihmë të tyre ka shkuar dhe IMT e Tiranës. Në denoncimin që qytetarët bëjnë në Ora News thuhet se objekti i shembur ka marrë tre ditë më parë dhe lejen për realizimin e punimeve. Madje në këtë dokument janë dhe tarifat vendore të paguara me një shifër prej 1 milionë lekësh në bashkinë e Himarës. Në një tjetër dokument denoncuesi publikon dhe taksat  prej rreth  35 mijë lekësh të paguara.

Por tashmë jo vetëm ato janë kthyer në zero, por dhe investimi i realizuar me leje deri më tani. Në fakt fenomene të shembjeve në kulmin e sezonit janë regjistruar dhe në Velipojë, por Bici duket se ka zgjedhur të nisë aksionin në bregdet dhe në kohën kur numri i turistëve është i ulët. Ndërsa investitorët shprehen se me të tilla veprime mundësia që të ofrosh pushues është tejet e vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME