Categories Lajme

Detaje nga vdekja e 60 vjeçares në Vlorë: Ambulanca e kontrolloi dhe më pas u largua

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e shtetases 60 vjeçare në Vlorë e cila u gjet pa shenja jete. Ndryshe nga sa thuhet në njoftimin e policisë, mësohet se 60 vjeçarja është gjetur brenda ambientit të një bar kafeje.

Ndërsa ditën e djeshme shtetasja, Vera.S kishte shfaqur shqetësime shëndetësore. Punonjësit shëndetësorë të cilët u paraqitën në vendngjarje me ambulancë, bënë një kontroll dhe më pas u larguan. E ndjera prej vitesh jetonte vetëm në Vlorë, që prej kur ishte shpërngulur nga Elbasani.

Njoftimi i dhënë nga policia: Vlorë/Informacion paraprak , Më datë 05.04.2022, rreth orës 16:50, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një barakë, është konstatuar pa shenja jete, një shtetase rreth 60 vjeçe, e seksit femër e pa identifikuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kësaj shtetaseje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME