Categories Lajme

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës/ Autorët i bënë pritë me armë makinës së 23-vjeçarit, u prezantuan si policë, më pas…

Detaje të reja dalin lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në liqenin e Shkopetit.

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Ndërkaq burime për News 24 bëjnë me dije se disa persona i kanë zënë pritë me armë makinës që drejtohej nga Dobra. Dyshohet se kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic.

Në atë moment është afruar një mjet i cili po kalonte rastësisht dhe ka pyetur nëse ka ndonjë problem, por personat e armatosur i kanë kërkuar të vazhdojë rrugën. Dyshohet se në këtë moment disa nga personat janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit.

Babai i 23 vjeçarit tha jashtë kameras se policia ka mundësi ta zbardhë ngjarjen nga kamerat cilësore që identifikojnë fytyrat të cilat janë të vendosura në rrugën nacionale në Shkopet pranë bizneseve. Ai kërkon gjetjen e autorëve, pasi nuk di të ketë patur probleme djali tij apo ai vetë.

Ndërsa daja i babait të viktimës, tha se familja nuk është në dijeni të ndonjë konflikti, ndaj kërkon drejtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME