Categories Lajme

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës: Jemi në fazë hetimesh

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet strategjike të infrastrukturës ajrore në Shqipëri.

Në një përgjigje për gazetarët, SPAK ka njoftuar se “ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake.”

Hetimi vjen pas dy muajsh nga fluturimit të parë certifikues në aeroportin e ri, i cili pritet të jetë një “portë hyrëse” për jugun e Shqipërisë dhe një nyje e rëndësishme për turizmin dhe zhvillimin ekonomik rajonal.

Projekti është zhvilluar nga kompania “Mabco Constructions”, në pronësi të biznesmenit të njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, i cili zotëron 98% të aksioneve. Pjesa tjetër prej 2% i përket kompanisë shqiptare “2A Group SH.P.K.”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME