Categories Lajme

Euro nis dobësimin përballë lekut/ BSH: Ndikon fluksi turistik

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane. Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej datës 1 korrik një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal. Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer me mbi 100 lekë. Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.42 milion shtetas të huaj. Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat.

Ndërsa vetëm në 5 muaj transaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME