Categories Lajme

DETAJE/ Nuk u ndje mirë dhe ra në tokë teksa po festonte me shokët, çfarë ndodhi në Asllan Rusi? Adoleshenti ndërroi jetë në spital, skuadrat braktisën ndeshjen

Ngjarja tragjike e ndodhur  në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku ka pësuar kolaps një 16-vjeçar i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, ka sjellë panik e më pas trishtim te të pranishmit që kanë përjetuar nga afër ngjarjen në një të shtunë ku si zakonisht impianti është i mbushur nga aktivitetet.

“Panorama Sport” ka mësuar nga persona në vendngjarje se në sallën ku ndodhi fillimisht ngjarja, sapo kishte përfunduar një ndeshje basketboll e të rinjve dhe po përgatiteshin që të luanin ekipet e meshkujve të Partizanit dhe Vllaznisë për ndeshjen e kampionatit mes tyre.

Ata kishin parë se si ishte krijuar panik kur djalosh ishte rrëzuar në tokë mes shokëve, por pastaj ai ishte normalizuar për momentin dhe larguar drejt spitalit. Ndeshja kishte filluar më pas, me idenë se gjendja e tij ishte përmirësuar dhe gjithçka vijonte normalisht.

Por më pas, takimi është ndërprerë nga policia, e cila kishte bërë të ditur lajmin e kobshëm të ndarjes nga jeta të djaloshit, duke kërkuar që të këqyrte vendngjarjen, sipas procedurave hetimore, si dhe të merrte në pyetje dëshmitarë të rastit.

Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja në fjalë dhe të zhvillohet një ditë tjetër, duke e braktisur atë dhe duke u larguar nga pallati i sportit.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME