Categories Lajme

Detaje/ Punonjës i ndërmarrjes komunale të Durrësit, kush është 54-vjeçari që vdiq pasi e mori rrjedha e kanalit

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku 54-vjeçari Astrit Hysenaj dyshohet se humbi jetës si shkak i motit të keq.

Burimet bëjnë me dije se Hysenaj, trupi i të cilit u gjet i pajetë në një kanal të qytetit, ishte ‘zhdukur’ pa gjurmë që në datën 6 janar, pasi kishte lënë punën në orën 10:30.

Familjarët e tij pasi ai nuk po kthehej në shtëpi, kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh ku Astriti punonte për të marrë informacion.

Pasi nga ndërmarrja janë informuar se Astriti ishte larguar nga puna në orën 10:30, familjarët i janë drejtuar Policisë për gjetjen e tij.

“Bashkia Durrës informon se punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, z. Astrit Hysenaj, më datë 06.01.2026, është paraqitur normalisht në vendin e punës në orën 06:00 dhe ka ushtruar detyrën deri rreth orës 10:30, kohë në të cilën është larguar nga ambientet e punës.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e z. Hysenaj kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale Plazh për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë.

Përgjegjësi i ndërmarrjes i ka informuar familjarët se punonjësi ishte larguar nga puna rreth orës 10:30. Më pas, familjarët kanë njoftuar Policinë e Shtetit”, njoftoi Bashkia e Durrësit.

54-vjeçari humbi jetën si pasojë e motit të keq, pasi dyshohet se e kishte marrë rrjedha e një kanali në zonën e ish-repartit ushtarak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Flet shqiptari që tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes: Ishte shaka! Isha i dehur!

Një 43-vjeçar shqiptar, i cili tentoi ti vinte flakën bashkëshortes së tij, ka dalë ditën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe dëbore, vijon rreziku i përmbytjeve, termometri do të shkojë në minus gradë

Sinoptikani Hakil Osmani, nga Metoalb, bëri një parashikim të motit për ditët në vijim. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një ditë pas zjarrit apokaliptik në tregun në Tiranë, gjithçka shkrumb e hi (Video)

Këto pamje tregojnë atë që ka mbetur pas nga zjarri i përmasave apokaliptike që përfshiu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabiti supermarketin në Yzberisht, duke kërcënuar punonjësen, pranga 40-vjeçarit

Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, autor i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku  një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jo vetëm banesat dhe tokat, lumi Erzen përmbyt dhe varrezat

Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar një situatë mjaft problematike në fshatin Jubë,…

LEXO ME SHUME