Categories Lajme

Flet shqiptari që tentoi t’i vinte flakën bashkëshortes: Ishte shaka! Isha i dehur!

Një 43-vjeçar shqiptar, i cili tentoi ti vinte flakën bashkëshortes së tij, ka dalë ditën e sotme para drejtësisë italiane. Ai është përballur me akuzën e tentativës së vrasjes dhe Gjykata vendosi që ai të vijojë të qëndrojë në burg, për shkak të rrezikshmërisë së veprës. Mediat italiane shkruajnë se kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, ata gjetën gruan me rrobat e saj të njomura me benzinë. Nëse nuk ndodhi një tragjedi, ishte kryesisht falë djalit 15-vjeçar të çiftit, i cili me reflekse të shpejta arriti t’i rrëmbente çakmakun nga dora të atit dhe ta fshihte, ndërsa vajza, po ashtu e mitur, e ndaloi dhe e shtyu nga dera.

“Ishte thjesht një shaka, isha i dehur. Ne gjithmonë ziheshim sepse ajo më qortonte kur pija”, u përpoq të minimizonte episodin 43-vjeçari shqiptar, i cili prej vitesh jeton me gruan dhe dy fëmijët në Cavarzere, një qytet i vogël në pjesën jugore të provincës së Venecias.

Gruaja kishte vendosur të shkonte te karabinierët për të treguar për sjelljen e përsëritur ngacmuese dhe të dhunshme të burrit, të cilin nuk kishte pasur kurrë guximin ta denonconte në 20 vite martesë. Ditën e ngjarjes, 43-vjeçari shkoi në garazh për të marrë kanaçen me benzinë dhe filloi të derdhte pak në dyshemenë e kuzhinës. Më pas ai nuk donte t’i fshihte qëllimet e tij.

“Vishni xhaketën dhe bëhuni gati për të dalë, sepse kur mami kthehet, do i vë zjarrin shtëpisë dhe asaj gjithashtu”, u tha fëmijëve të tij. Kur gruaja u kthye, burri i saj bëri pikërisht këtë, fillimisht e goditi, pastaj i hodhi lëngun dhe mori çakmakun gati për të ndezur zjarrin. Fatmirësisht plani nuk u realizua sepse dy fëmijët vepruan për të shpëtuar nënën e tyre, e cila më pas thirri qendrën operative të Karabinierëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME