Categories Lajme

Itali/ Refuzuan t’i shërbenin më shumë alkool, klienti shqiptar ther me thikë babë dhe bir

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua pasi akuzohet se gjatë një sherri në lokal gjatë fundjavës, ka goditur dhe plagosur me thikë pronarin e lokalit që punonte si barist dhe djalin e tij që punonte si kamerier.

Ngjarja ka ndodhur në një Bar-Pastiçeri “San Lorenzo”, në Via Roma në Occhiobello. Shqiptari doli dje në gjykatë, ku u konfirmua edhe masa e sigurisë së paraburgimit në Gjykatën e Rovigos, ndërsa ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë në dy raste.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se i dëmtuar më rëndë mbeti edhe babai i kamerierit, që është njëkohësisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, teksa përpiqej të mbronte të birin nga sulmi.

Policia tha se pronari ka plagë kritike në pjesën e gjoksit, të shkaktuara nga thika. I dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, kërkoi më shumë shërbim nga lokali. Pas një debati dhe refuzimit për t’i shërbyer më pije alkoolike, babë e bir e nxorën klientin jashtë, ku sherri u përshkallëzua në një therje me thikë.

Kur mbërritën oficerët, duke iu përgjigjur një raporti në 112, autori u gjet me dorezën e thyer të thikës ende në dorë, ndërsa tehu mbeti i ngulitur në trupin e pronarit të lokalit, i cili ishte qëlluar në gjoks pranë brinjëve.

Burri i plagosur u dërgua me urgjencë në Spitalin Rovigo dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale: gjendja e tij mbetet serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Gjatë ndërhyrjes, sulmuesi vazhdoi të shfaqte sjellje të dhunshme, madje edhe ndaj policisë, duke e bërë të domosdoshme imobilizimin e tij dhe më pas arrestimin e tij në flagrancë, informon media italiane.

Në fund shqiptari u arrestua dhe u mbyll në izolim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME