Categories Lajme

Reshjet/ Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit, situatë e rënduar në Novoselë, rrezik për banorët!

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë edhe këtë të enjte, ku kanë vijuar reshjet e dendura të shiut. Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit, Novoselë. Situata është rënduar duke shkaktuar rrezik për banorët që jetojnë aty pranë dhe tokat bujqësore. Prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7.5 metra.

Mësohet se nga reshjet e dendura, janë përmbytur 100 hektarë tokë. Ndërkaq, 14 banesa janë përmbytur nga uji. Përmbytje ka në tokat në Bishan dhe Fitore.

Lumi Buna në Shkodër ka pësuar rritje të nivelit të ujit, ndërsa në Drin niveli i ujit ka rënë si pasojë e uljes së shkarkimeve. Zona e Obotit sërish nuk kalohet me mjete të vogla. Pritet përmirësim i situatës, pasi në zonat malore kanë nisur reshjet e borës.

Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të rreshjeve  të dendura dhe  inerteve u përmbytën 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.

Ndërkohë në Kukës pas reshjeve të dendura të shiut, mëngjesin e sotëm është zbardhur nga dëbora. Aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullim, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të udhëtojnë me goma dimërore dhe të jenë të pajisur me zinxhirë, sidomos në akset malore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME