Categories Lajme

Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë në të gjithë qarkun e Lezhës gjatë orëve të fundit, ku sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Gjadrit, vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë rreth 29 mm shi.

Situata më kritike paraqitet në Bashkinë e Kurbinit, ku rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, një familje në Fushë-Mamurras, pranë hidrovorit të Drojës, ka kërkuar ndërhyrje urgjente pasi ishte rrethuar plotësisht nga uji.

Shqetësimi kryesor për momentin mbetet çarja e argjinaturës së lumit Drojë në anën e Durrësit, çka ka sjellë një mbingarkesë të madhe për hidrovorët e Drojës dhe Shëllinzës. Kjo çarje ka shkaktuar rritje të menjëhershme të nivelit të ujit në tokat bujqësore në zonën e Adriatikut dhe në fshatrat e njësisë administrative Fushë-Kuqe, duke vënë në gatishmëri të plotë strukturat e DRUK-ut, të cilat po punojnë pa ndërprerje në kuota kritike për të shmangur përmbytje akoma më të mëdha.

Nga ana tjetër, në Bashkinë e Lezhës ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për të larguar ujin nga një banesë në Shëngjin dhe nga një palestër në qytet. Vëmendja është përqendruar edhe në fshatrat Torovicë e Tresh, si dhe në lagjen Shehër, ku po verifikohen nga afër disa raste të rrëshqitjes së dherave pranë shtëpive të banimit. Ndryshe nga Kurbini dhe Lezha, në Bashkinë e Mirditës situata paraqitet më e qetë dhe deri më tani nuk raportohen probleme serioze, ndërkohë që të gjitha strukturat mbeten në terren për të monitoruar gjendjen nga afër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME