Categories Lajme

Detaje/ Si ndodhi krimi në Fier, roja ngriti duart të mbrohej por…

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë 67-vjeçari Petraq Gjika, ende nuk ka një autor, ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale.

Balkan Web raporton se ende nuk është gjetur thika, me të cilën autori ka kryer krimin, edhe pse është krehur një territor i gjerë.

Detaje nga krimi horror, Ndërkohë detajet që dalin në dritë janë edhe më të rënda. Mësohet së viktima ka qenë ne kabinën ku qëndronte për të bërë roje, ndërsa ka dalë prej aty pasi ka parë levizje.

Autori e ka goditur me thikë në zonën e barkut, e në tentativë për tu mbrojtur 67 vjeçari ka ngritur duart, aty ku janë vënë re edhe të tjera shenja të prerjes me thikë.

Pasi është siguruar që 67 vjeçari ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr atë deri në afërsi të koshit të mbeturinave, duke mbuluar me plasmas vendin ku kishte kryer vrasjen e ku ndodhej edhe pellgu me gjak.

Dyshimet janë që autori është larguar bashkë më thikën që ka kryer krimin, një mjet prerës më i madh se thika e bukës, është larë në një çezmë pranë rrugës dhe është larguar.

Dyshimet janë që autori ka fshehur jo vetëm thikën por edhe rrobat që kishte veshur, pasi mendohet që kanë qenë me shenja gjaku.

Nga ana e policisë janë shoqëruar për tu marrë në pyetje të njohur të 67 vjeçarit, persona me të cilët ai kalonte kohën gjatë momentit që ishte në punë si dhe familjarë të që mund të kenë dijeni për kontaktet e fundit të Gjikës. Në ditët përpara ngjarjes 67-vjeçari qëndronte me roje të serave të tjera si dhe cobanë të cilët ruajnë bagëtitë në zonën e Mbrostar Urës.

Më shumë se 15 ka qenë numri i të marrëve në pyetje të cilët pasi kanë dhënë deponimët përkatëse janë lënë të lirë. Nga ana tjetër, sekuestromi i kamerave të sigurisë të serës dhe subjekteve të tjera, pritet të zbulojnë lëvizjet gjatë orëve të natës dhe në të gdhirë, kur u gjet edhe trupi i pajetë.

Ky i fundit u zbulua nga roja i një tjetër sere, i cili ka njoftuar edhe policinë e Fieri se ka parë të vdekur 67 vjeçarin Gjika. 67 vjeçari Petraq Gjika përcillet për në banesën e fundit këtë të shtunë, ndërsa të afërmit nuk kanë pranuar të flasin rreth ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME