Categories Lajme

Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan

Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një vajzë rreth 25-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se tre viktimat kanë qenë nga e njëjta familje me origjinë nga Gramshi.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra tip ‘Seat’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia sqaron se u përplasën tre automjete me drejtuesit, personin me inicialet G.K, O.SH dhe shoferi i tretë  E.R. Tre personat  pasagjerë që humbën jetën ndodheshin në makinën tip ‘Seat’  me shoferin G.K, ndërsa dy shoferët e tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Grupi hetimor  ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia në një njoftim paraprak.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti.

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar. Ndërkohë që shkak për këtë aksident tragjik dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë që ka berë spostimin jashtë rruge të mjetit tip Seat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME