Categories Lajme

Detaje/ Tentativa e arratisjes tek 313, pezullohen nga puna 6 efektivë. Dyshohet se kishin bashkëpunëtor zyrtarë

Mësohen detaje të reja nga hetimi për tentativën e arratisjes së dy të dënuarve Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri nga burgu 313 në Tiranë.

Teksa priten rezultatet se pse u shkel regjimi i sigurisë së 313, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar 6 efektivë për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Ata do të jenë të pezulluar derisa të ketë një rezultat pasi  burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha tregojnë se janë ende në kërkim se cili ishte zyrtari që urdhëroi efektivët që të dilnin nga regjimi.

Dyshohet se në tentativën e arratisjes përfshihen zyrtarë ose shefa policie pasi oficerët janë të ndaluar të dalin nga regjimi për të shoqëruar Lulzim Cepele, i cili preu damarët, por nuk u dërgua në spital dhe plaga nuk u konsiderua si e rrezikshme për jetën.

Pavarësisht këtij rezultati, oficerët e regjimit të brendshëm janë urdhëruar që ta çojnë në spitalin e burgut. Rregullorja është e qartë që oficerët e regjimit të brendshëm e kanë kategorikisht të ndaluar që të dalin nga ky regjim. Sa herë ka ngjarje të tilla, duhet të vijnë oficerët e DAP.

Shkelja e dytë, sipas burimeve, kanë të bëjnë se oficeri në portën kryesore të 313 rezulton se nuk ka qenë i armatosur. Ndërsa shkelja e tretë ka lidhje me efektivët e policisë me shërbim në tarracën ku kryhet ajrosja, pasi për arsye të paqarta atë ditë bëhet me dije se nuk ishin të pajisur me radio dhe kjo ka vonuar njoftimin për arratisje.

Arratisja dyshohet të ketë bashkëpunëtor, zyrtarë apo shefa të policisë së burgut që mund të kenë shkelur kushtet e sigurisë duke neglizhuar arratisjen spektakolare të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetri që u kapën nga oficerët.

Ndonëse efektivët shfaqen në kamera duke i ndjekur këmbë-këmbës të arratisurit të cilët tetë minuta me pasi u prangosen në shesh pushim, i pasqaruar mbetet edhe fakti tjetër se kush e kishte larguar më herët një zgarë hekuri që gjendej mes ambienteve të ajrimit.

Por neglizhenca kryesore lidhet me mos kontrollin e çantës që mbante Fatmir Pjetri ku ishin fshehur litarët, ashtu si edhe mos kontrolli fizik i asnjërit prej të b urgosurve.

Burimet shtojnë se prokuroria po verifikon edhe tre te burgosur të tjerë përveç Cepeles, i cili improvizoi vetëvrasje, ndonëse grupi i hetimit është i bindur  se detyrat e policëve në shërbim janë të caktuara qartë dhe se kjo alibi që pretendohet se shpërqendroi gjithë stafin është e vështirë për t’u provuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME