Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën e tij Rexhinën.

“Jam babai më i lumtur në botë” thotë ai.

Rexhina, një nga përfitueset e amnistisë penale u dënua në vitin 2021, si shkaktare e aksidentit tragjik në Qafë-Muzinë, ku humbën jetën 5 persona.

E djej dhimbejn e fëmijës. Ishte dënuar 5 vite. Ka kryer rreth 3 vite burg, përfitoi ulje nga amnistia 1 vit e 5 muaj”

Si Bedriu, ishin dhjetëra familjarë të tjerë që prisnin të emocionuar dhe me lule në duar të afërmet e tyre të dilnin nga burgu.

Aksidenti tragjik i gushtit 2021

Ishte 26 gusht 2021, Bardh Prodo po udhëtonte si çdo ditë nga Tirana drejt Sarandës me furgonin e tij taksi, kur i preu rrugën një automjet tip Land Rover, i cili drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka. Si pasojë mjeti i tij me targa AA 484 T ra në greminë në Qafën e Muzinës, duke bërë që 51 vjeçari dhe 4 pasagjerë që ndodheshin në furgon, të ndërrojnë jetë.  Përveç shoferit, viktima të aksidentit mbetën pasagjerët, çifti i bashkëshortëve, Drita Korçari, 72 vjeçe dhe Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë si dhe çifti ukrainas, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe përdorimi i gurit fresibël që të nxirren trupat nga furgoni i cili ishte shtypur krejtësisht. Ndërsa e vetmja e mbijetuar nga furgoni, është Greta Gaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.Rexhina Celhaka, 22 vjeçarja që drejtonte Fuoristradën mbeti e plagosur

Shansi i dyte
Gratë dhe vajzat e shohin të ardhmen e tyre si një mundësi të dytë për të riparuar me aq sa munden, gabimet.

“Do shkojmë te familjet tona, sepse dhe ata janë lodhur duke ardhur në këto dyer të vështira. Do nisim një jetë të re”.

“Pavarësisht gabimit që mund të bëjmë, ka një mundësi të dytë”.

“Mbi të gjitha jam penduar” thotë një tjetër

Jashtë ambienteve të burgut kishte edhe familjarë të të dënuarave që nuk arritën të përfitojnë nga amnistia.

“Ishte data e vonuar, prisnim më shpejtë”.

Drejtoresha e Burgut 325 Lindiana Kaleci shprehu besimin se vuajtja e dënimit u ka vlejtur grave si reflektim që të mos përsërisin më gabimet e të shkuarës.

Nga Amnistia Penale përfituan 24 gra dhe vajza, 15 lirohen menjëherë tani dhe 9 të tjera ulje dënimi me 2 vite burg”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME