Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë për shkak të vjedhjeve që po kryhen në këtë zonë. Duke qenë se përmes fshatrave Shkallë e Xibër Murrizë kalon rruga e Arbrit, hajdutët e shfrytëzojnë këtë fakt për të kryer vjedhje. Pak muaj më parë, më shumë se 10 automjeteve ju vodhën targat, ndërsa nuk pati asnjë autor të dyshuar të ngjarjes të zbuluar nga autoritetet.

Megjithatë, duket se hajdutët nuk janë trembur pasi në vetëm pak ditë kanë arritur të vjedhin 3 automjete të parkuara pranë banesave në afërsi të rrugës. Bëhet fjalë për dy automjete tip furgon dhe një autoveturë. Në njërin rast, furgoni është gjetur i braktisur në afërsi të urës së Vashës, ku kishte pësuar dëmtime. Nuk dihet se për çfarë qëllimi mund të jetë përdorur. Ndërkohë, deri tani policia nuk e ka publikuar rastin e këtyre vjedhjeve.

Banorët kanë kërkuar vazhdimisht prezencë më të shpeshtë të policisë në këtë zonë për të rritur sigurinë ndaj tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME