Categories Lajme

Detaje/ Vodhi mjetet e ndërtimit në Itali, biznesmeni nga Vlora i zgjidhte një natë para me gruan, në Shqipëri fitonte tendera

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin “Digger”, ku një biznesmen shqiptar dhe gruaja e tij në bashkëpunim me disa persona të tjerë vidhnin mjete ndërtimi në Itali.Sipas mediave italiane, sipërmarrësi 47-vjeçar, idetiteti i të cilit ende nuk dihet, shkoi në Itali bashkë me gruan e tij, zgjodhi mjetet që dëshironte dhe ia tregoi dy bashkëkombësve të tij, të cilët nisën menjëherë punën për “spastrimin” e tyre duke e bërë të pagjurmueshëm.Dhe pikërisht këtu hyjnë në “lojë” italianët, të cilët lëshonin fatura të rreme dhe i dërgonin në adresa falso, duke i zhdukur përgjithmonë nga Itali. Automjetet e vjedhura (Komatsu, Caterpillar dhe Manitou) futeshin në portin e Anconës dhe niseshin menjëherë në Shqipëri.

Më pas ato shkonin në qytetin e Vlorës, ku edhe përdoreshin për të ndërtuar rrugët që 47-vjeçari kishte fituar me tendera publikë.Të dyshuarit kryesor lidhur me ngjarjen deri më tani janë nëntë persona, njëri prej të cilëve aktualisht është i liruar nga burgu. Ndërkohë që pas hekurave ka përfunduar edhe arrestohet biznesmeni shqiptar me gruan, bashkë me të akuzuarit e tjerë. Të dyshuarit akuzojen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me vjedhje dhe me pastrim të ardhurash./Parma.it

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME