Categories Sport

Barcelona i bën “manita” Vajadolidit, Mesi dhuron spektakël me gola e asiste

Teksa kaloi fundjavën pa ndeshje, ku ishte programuar “El Classico” ndaj Realit, tashmë i shtyrë për në dhjetor, Barcelona u kthye me një fitore të madhe në La Liga.

Në shtëpi ndaj Vajadolidit, ekipi i Valverdes fitoi pastër me shifrat 5-1. Që në minutën e dytë, ishte mbrojtësi Lengle që zhbllokoi ndeshjen.

Gjithsesi, miqtë reaguan në minutën e 15-të, dhe në një top që mbeti në zonë, ishte Kiko Olivas që e shtyu në rrjetë për të gjetur barazimin. Ky gol vetëm sa “tërboi” katalanasit, dhe kaluan sërish në avantazh me Vidalin në të 29-tën, pas një asisti fantastik të Mesit.

Dy golat e tjerë, ishte pikërisht radha e “pleshtit” për t’i shënuar. Goli i tretë për Barçën, në të 34-tën, ishte një perlë nga Mesi, direkt nga goditja e dënimit. Argjentinasi shënoi edhe në minutën e 75-të, ku pasi depërtoi brenda zone, nuk u mendua dy herë, dhe me të majtën shënoi të dytin personal.

Pati kohë edhe për një gol të Luis Suarez në të 77-tën, me uruguaianin që sërish mori një pasim fantastik nga Mesi, dhe vetëm me portierin nuk e pati të vështirë të shënojë. Me këtë fitore, Barça merr vendin e parë në Spanjë me 22 pikë, dhe me ndeshjen ndaj Realit për të zhvilluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME