Categories Lajme

Detajet/ Kush është “Vasya Bandit”, 59-vjeçari rus që u arrestua në Muriqan?

Detaje nga arrestimi i një shtetasi rus në pikën kufitare të Muriqanit i shpallur në kërkim nga Moska.

I arrestuari është Igor Kokunov 59 vjeç banues në kryeqytetin rus i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet moskotive i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi akuzohet se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me një kriminel rus.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës. Vepra penale për të cilën akuzohet Kokunov parashikon maksimumin e dënimit 15 vjet burg.

Operacioni u kodua “Moscow” dhe u zhvillua nga policia kufitare Muriqanit dhe policia së Shkodrës, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për të ekstraduar 59 vjeçarin Igor Kokunov, drejt Rusisë.

Kush është bosi i krimit “Igor Kokunov”?!

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu si “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga arresti shtëpiak në pritje të gjykimit, njoftonin gazetat ruse.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Vasya Bandit u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME