Categories Lajme

EMRAT/ Vdekja e 59-vjeçarit në kanal, policia zbardh rrethanat dhe arreston autorin e dyshuar në Kurbin

Policia e Lezhës ka zbardhur një ngjarje të ndodhur një vit më parë. Bëhet fjalë për një 59 vjeçar i cili u gjet nga familjarët në një kanal afër banesës dhe disa orë më pas humbi jetën në spital.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 18 gusht 2022 në Kurbin. Një vit më pas policia informon se burri ishte shtyrë nga një person tjetër pas një konflikti të çastit dhe ka vënë në pranga autorin, një 59 vjeçar.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Ylli Tafili, ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari Isa Lama është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësor

“Nga hetimet ka rezultuar se,  shtetasit Ylli Tafili dhe Isa Lama ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti Tafili  ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi Isa Lama, është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë” informoi sot policia

Nga hetimet autori dhe viktima ishin banor të fshatit Shullaz, Kurbin, dhe ishin konfliktuar per kulllotën e  bagëtive. Lama ishte shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME