Categories Lajme

Kultivonte bimë narkotike, kapet pas 20 ditësh i riu në Shkodër

Është vënë në pranga Lazer Curri 33 vjeç në Shkodër pasi kishte kultivuar narkotike në fshatin Pepaj.
Blutë i ishin vënë në ndjekje prej thuajse 20 ditësh pas operacionit “Alpe të pastra”. I riu sipas policisë rezulton i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Hetime dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”. Kishte kultivuar 245 bimë, në fshatin Pepaj, në 4 miniparcela që u shkatërruan më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, lokalizohet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.

I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale, të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të të gjitha fazave të operacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. C., 33 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër. Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, është autor i kultivimit të 245 bimëve narkotike cannabis sativa, të asgjësuara më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”. Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME