Categories Lajme

Detajet/ Kush ishte iraniani me pasaportë italiane i shpallur “non grata”

Duket se perimetri “Tiranë- Durrës” është kthyer në një arenë interesante spiunazhi sa i takon veprimtarisë së agjentëve iranianë që dyshohet se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dëm të kampit të muxhahedinëve në Manzë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj firmosi urdhrin e radhës së dëbimit për një të dyshuar si agjent dhe bashkëpunëtor të ministrisë së inteligjencës iraniane.  Sipas Top Channel, Danial Kassrae, 29 vjeç me shtetësi italiane e kombësi iraniane u shpall i padëshiruar për 15 vitet e ardhshme nga Ministria e Brendshme pas një raporti voluminoz të anti-terrorit që hedh dyshime për veprimtarinë e këtij shtetasi në Shqipëri të konsideruara si të rrezikshme për sigurinë dhe rendin kushtetues.

Danial Kassrae i dyshuar si agjent i MOIS shfaqet shpesh duke vizituar kampin e Manzës e duke tentuar të rekrutoje ish-anëtarë të MEK për qëllime mbi të cilat nuk hidhët dritë për shkaqe sekreti. Vetëm për këtë vit ky është operacioni i katërt që dëbon shtetas iranian të dyshuar që mbajnë koperturën për veprimtari të ndryshme, por ndërkohë dyshohet se janë agjentë të MOIS. Aksioni më i rëndësishëm është ai i janarit 2020 kur pas hetimit të anti-terrorit u dëbuan dy diplomatë më kryesori atashe kulturor por që rezultoi se në të vërtetë ishte agjent sekret i shërbimit iranian me veprimtari vëzhgimin por edhe plane të tjera të errëta ndaj kampit të muxhahedinëve të vendosur në Manzë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME