Categories Lajme

INTERPOL konfiskon 17,000 teste false të covid

Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, njoftoi se ka konfiskuar 17,000 teste false për koronavirus në një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër kontrabandës së pijeve, ushqimeve dhe produkteve mjekësore potencialisht të rrezikshme. Në operacionin që është zhvilluar në periudhën dhjetor 2019 – qershor 2020 nga INTERPOL-i dhe Agjencia Evropiane e Policisë, EUROPOL, në 77 vende, janë kapur mbi 12,000 tonelata mallra, në vlerë prej 40 milionë dollarësh, thuhet në njoftim. Po sipas tij, 19 organizata kriminale janë shpërbërë dhe 407 persona janë arrestuar. Përveç testeve të rreme për koronavirus janë konfiskuar edhe produkte të kontaminuara të qumështit, mish nga kafshë të vrara në mënyrë të paligjshme dhe produkte false mjekësore. Në Bullgari është zbuluar një depo me djathë të infektuar me bakterin E.Coli, ndërsa në Jordani janë kapur 6,500 litra pije energjike me afat të skaduar dhe mbi shtatë tonelata qumësht dhe djathë i prishur.

Në Afrikën e Jugut, një dërgesë nga Azia, që supozohej se kishte pajisje mbrojtëse mjekësore, kishte në të vërtetë fruta deti, tha INTERPOL. “Në kohën kur po bëhen përpjekje në të gjithë botën për të ndaluar koronavirusin, fakti që rrjetet kriminale shpërndajnë produkte të tilla potencialisht të rrezikshme, tregon vendosmërinë e tyre për të përfituar”, tha sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock. Alkooli i kontrabanduar përbën pjesën më të madhe të mallrave të konfiskuara dhe vlera e tij është më shumë se 20 milionë dollarë, tha INTERPOL. Operacioni, i quajtur “Opson”, i cili organizohet çdo vit tash e nëntë vjet, ka bërë të mundur edhe parandalimin e tregtisë me mallra të tjera të falsifikuara, si kozmetikë, veshje, duhan, këpucë dhe produkte elektronike, me vlerë totale prej 3.1 milionë dollarësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME