Categories Lajme

Detajet nga Policia/ Mbytet një person në Fier, një tjetër në gjendje të rëndë në Spital (EMRAT)

Një person është mbytur këtë të shtunë në plazhin e “Pishe Poros” në Fier. Ndërsa një tjetër, ndodhet në gjendje të rëndë. I mbytur ka mbetur Fiqo Rexhepi, ndërsa Arben Alizoti ka arritur të shpëtojë.

Dy persona kanë rrezikuar të mbyten pasditen e së shtunës në plazhin e Pishe poros në Fier.

Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Njoftimi i Policisë: Pishë Poro, Darëzezë Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME