Categories Lajme

Detajet/ Plagosja e ish-kandidatit për kryetar të PS-së në Durrës, ngjarja në një lokalin e…

Ardit Kërtusha, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e plazhit në Durrës, i cili është në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Sipas burimeve, ka qenë një person me kapele, i cili është afruar pranë Kërtushës duke e qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti, ndërkohë që pas plagosjes Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Blutë kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME