Categories Lajme

Vrasja e Alket Muhos, Apeli shton dënimet për babë e bir. Tensione në sallën e gjyqit, dërgohen në burg direkt pas vendimit

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dhënë vendimin ndaj të akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho të cilët u shpallën sot përfundimisht fajtor për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije të Memaliajt.

Seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione pasi familjarët e dy të akuzuarve kanë kërkuar rënien e akuzave për vrasje nga ana e prokurorit të çështjes Julijan Çafka i cili ishte ai që apeloi vendimin e datës 26 tetor të 2021 të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër. Ky vendim i dhënë nuk përcaktonte armën e vrasjes së kryer ndërkohë që dënonte me 20 vjet burg Et’hem Muhon dhe me 17 vjet burg Dino Muhon.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër Sokol Pina me gjyqtaren tjetër ndihmëse Margarita Buhali mbi bazën e ankimit të prokurorit të çështjes Julijan Çafka ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër dhe vendosi për masën e dënimit ku Dino Muho u deklarua fajtor edhe për armëmbajtje pa leje ndërkohë që në shkallën e parë arma nuk doli në vendim. Në bashkim të dënimeve Dino Muho u dënua nga 17 që ishte dënuar nga Gjykata e Faktit në 19 vjet burg. Ndërsa i ati i tij Et’hem Muho nga 19 vjet të dhënë nga Gjykata e Faktit në 22 vite burg. Ky vendim u ekzekutua në sallën e gjyqit menjëherë duke thirrur policinë e cila u vendosi prangat dy të dënuarve për vrasje me paramendim.

Në vendimin e përmbledhur dhënë nga Apeli i Gjirokastrës u provua dhe vërtetua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Et’hem dhe Dino Muho janë autorë të vrasjes me paramendim të Alket Muhos në datë 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije të Memaliajt. Gjatë kësaj periudhe dy të dënuarit qëndronin në arrest shtëpie për shkak të shkeljes së afateve të ankimimit të vendimit për masën e arrestit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME