Opinion nga Armando Vebiu
Si pjesëmarrës në protestën e studentëve të Vlorës dhe përkrahës i kërkesave të tyre,mendojë se ky aktivizim opozitarë ka dështuar.
Ka dështuar,sepse studentët nuk janë të qartë se çfarë kërkojnë.Nuk janë të aftë për të shprehur kërkesat.Nuk e njohin argumentin dhe respektin në komunikim…
Isha sot në takimin midis kryeministrit dhe studentëve të Universitetit Ismail Qemali.Edhe pse dialogun e shoh si mënyrë për të justifikuar fajin e qeverisë për situatën që ndodhet në arsimin e lartë,mendojë se është e vetmja gjë që na ka ngelur për tu shprehur.Aty pashë se dialogu u kthye në një tribun tifozësh për faj të studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë,sepse çdo fjalë shoqërohej me duartrokitje.
Nuk e kuptojë përse duhet të duartrokasësh,fishkëllesh,qeshësh,nënqeshësh,hapesh e fryhesh.., kur ti je në një dialog dhe jo fushatë elektorale.
S’ka sens o njerëz!
Niveli i ulët i përgatitjes së studentëve është tregues i së ardhmes sonë.Si mund të shkosh në dialog për 8 pikat e kërkesave të studentëve dhe të marrësh fjalën për tema të tjera që s’kanë lidhje me çështjen.Si mund të dialogosh kur ti si studentë nuk di të artikulosh fjalën që thua?Si mund të kërkosh të drejta kur nuk e di cilat janë ato?Si mund të jesh studentë kur ti nuk ke edukatë morale dhe respekt për të tjerët?
Kolegë studentë në qoftë se do të dëshironi plotësimin e 8 pikave atëherë vijeni në punë inteligjencën tuaj për të kuptuar mundësitë e zgjidhjes.Përse duhet të kërkojë përgjysmim tarife një student i 5-ës ?Po s’është logjike!Për mendimin tim,se kjo protesta nxitet nga padrejtësitë,duhet të fitojë merita dhe vetëm merita.Tarifa të programohet e tillë,ku studenti ekselent apo dhe i 8-ës,i 9-ës të mos paguajë fare tarifë .
Dhe studentit të 4-ës apo 5-ës ti dyfishohet tarifa.Pra shteti të investojë tek inteligjenca,dhe familjet tona mos të paguajnë taksa për të ardhmen injorante,por për ata që kanë aftësi.Ka plot protestues nqs mund t’i emërtojë ashtu ,që kanë filluar e shajnë pedagogët nëpër portale për korrupsion.Të gjithë e dimë që ka korrupsion si te pedagogu ashtu dhe te studenti.Por nqs denoncon atëherë shumë mirë mund të shkosh në prokurori me provat përkatëse dhe problemi zgjidhet
S’ke pse ofendon të tjerët dhe hedh baltë mbi ta ,duke u përdorur emrin për hakmarrje personale.Unë kam për të qenë gjithë jetën opozitarë,por me arsye.Studentë të tillë që nuk dinë të lidhin këpucët e tyre dhe ëndërrojnë të ecin me vrap drejt Europës,janë e keqja më e madhe e vendit.
Protesta gjysmake e Vlorës në vend që të ulej përpara kryeministrit dhe t’ia përplaste në fytyrë të gjitha padrejtësitë, zgjodhi të largohej nga salla duke humbur sërisht.Unë personalisht e gjeta veten brenda në teatër dhe pyetjet e mia s’do kishin aspak rëndësi,ndaj vendosa të heshtë.
Mos na fyeni dinjitetin dhe inteligjencën!
Dhe unë jam studentë dhe unë protestojë!
Por duke i bërë autokritikë vetes që të kem të drejtë të gjykojë të tjerët.Ndaj ata katraxhinjtë dhe militantët largojini nga vetja.Pastroni ndërgjegjen dhe protestoni siç u takon.Por ju nuk keni për ta bërë se nuk jeni të aftë.Ndaj me keqardhje them se keni dështuar.Mesa shoh kjo po ndodh dhe në Tiranë.
