Categories Lajme

Dhënia me qera e Bazës Detare/ Qeveria pyet sërish FD pas shkarkimit të Artur Meçollarit, përgjigja: I qëndrojmë opinionit të qershorit, kundër kontratës

E gjithë prona e Bazës Detare ne Sarandë, qindra mijë metra katrorë është dhënë me qera 20 vjeçare me kosto 1 euro nga qeveria shqiptare.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se kontrata e ‘vulosur’ me VKM mes Ministrisë së Financës dhe asaj të Mbrojtjes e cila e ka në pronësi, është firmosur dhe se dy kompani tashmë kanë të drejtën të përdorin bazën më të madhe detare në vend.

Po sipas këtyre burimeve, përpos dhënies së dyshimte të të drejtës së përdorjes së një baze ushtarake pa aspak transparencë është dhe fakti që qeveria shqiptare nuk ka marrë në konsideratë, siç e kërkon ligji, as opinionin e studiuar nga Forcat Detare, e cila e kishte bërë të qartë mendimin që në qershor.

Sipas këtij opinioni, kompanive private duhet tu lejohej marrja në qera me kushtet e vendosura nga qeveria të një pjese të vogël në cep të kësaj baze me kushtin që të investonin në rindërtimin e saj.

Por me sa duket ‘lart’ ishte vendosur që baza detare do të jepej e gjitha. Por çështja ngecte sërish tek letrat, dokumentet që duhet të kopsiteshin.

Dhe pse boja e firmës mbi kontratën e qerasë tashmë ishte tharë, Këshilli i Ministrave i është drejtuar sërish FD-së për mendim, një muaj e ca më pas opinionit të parë zyrtar. Kërkesa erdhi menjëherë pas shkarkimit të zv.komandantit të FD-së Artur Meçollari, i cili u largua nga detyra në fillim të muajit me akuzën banale të lejimit të një ceremonie martesore në ambientet e nje anije të Rojes Bregdetare.

Por në komunikimin zyrtar nga Forcat Detare është kthyer e njëjta përgjigje: Opinioni i studiuar për këtë çështje është dhënë që në qershor.

Historia e dhënies me qera 1 euro të bazës detare në Sarandë bëri zhurmë fillimisht pas deklaratave të Lulzim Bashës, ndërsa presidenti Meta deklaroi se po hetonte për këtë çështje. Por ujërat nisën të turbullohen sërish pas shkarkim/pezullimit të zv.komandantit të FD, Artur Meçollari për një ceremoni martesore, lejen për të cilën ai pretendonte se nuk e kishte lëshuar. Faxweb pak ditë më parë ka zbuluar se në fakt ky u përdor si një sebep për largimin e tij nga posti i rëndësishëm, pas disa zërave se Meçollari ishte një nga drejtuesit e Forcave Detare që ishte kundër dhënies me qera të kësaj baze ushtarake (lexo ketu). Faxweb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME