Categories Lajme

Dhërmi/ Betonierja përplaset me kamionin, njoftimi i policisë

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në Dhërmi ku beronierja është përplasur me kamionin. Një prej drejtuesve të automjeteve është dëmtuar në gjymtyrët e poshtme dhe po transportohet në spitalin e Vlorës.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë mësohet se shoferi i betonierës që është në greminë është lënduar në këmbë. Ai është hedhur nga mjeti teksa ishte në lëvizje, për të shmangur një ngjarje më fatale.

Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të aksidentit, në zonën e Dhërmiut, për të sqaruar rrethanat e saj. Ndërkohë, dje në Vlorë ka ndodhur një aksident i rëndë, në zonën e bypassit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri i kamionit.

Dhërmi/Informacion paraprak Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME