Categories Lajme

Dhjetë ditë pa ushqim, dy naftëtarë dhe kreu i Sindikatës në gjendje të rëndë: Do të rezistojmë…

Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e dhjetë të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe duhet të shtrohen urgjentisht në spital.Mjekja që i ka vizituar u ka rekomanduar që të shtrohen në spital, por kjo gjë nuk është pranuar nga naftëtarët. Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së naftëtarëve shprehet se do të rezistojnë deri në vdekje, pasi qeveria duhet të plotësojë kërkesat e tyre.

“Nuk tërhiqemi, kemi halle. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për pagat tona. Kushdo që do na qajë hallet i ka dyert e hapura. Do të rezistojmë deri në vdekje, nuk ka tallje me ne”, është shprehur Sokol Dauta, kreu i Sindikatës së naftëtarëve.

Nga ana tjetër, të gjithë naftëtarët e tjerë janë shprehur të gatshëm për të zëvendësuar kolegët e tyre në çfarëdo lloj situate. Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë. Ditën e djeshme ata u vizituan nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se momentalisht nuk ka asgjë në dorë. Basha theksoi se për këtë çështje, Prokuroria duhet të nisë hetimet dhe se shteti duhet t’u japë rrogat e prapambetura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas, përplasen 2 makina, një person i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Prrenjas. Bëhet me dije se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me ligjin, lirohet nga burgu kryeinspektori i IMT-së së Himarës

Kryeinspektori i IMT së Himarës, Dorian Hoxha është lënë i lirë nga Gjykata e Vlorës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëmat e “Titit’/ U plagos gjatë përplasjes me policinë greke, detaje të reja nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

Emri i Alesio Xhelo i ashtuquajtur ‘Titi’ ka qenë prej vitesh i lidhur me disa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefona, alkool dhe drogë, sërish kontrolle në qelitë e të dënuarve në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se vijojnë kontrollet në burgun e Fierit. Me anë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë, pasi hyri pranë bregut në…

LEXO ME SHUME