Categories Showbiz

“Ishte gabim”, Rihanna u kërkon falje myslimanëve, ja për çfarë bëhet fjalë

Rihanna ka kërkuar falje pasi ka përdorur një këngë të diskutueshme në shfaqjen e saj të fundit të modës Savage X Fenty. Ajo u kritikua ashpër për përdorimin e këngës Doom nga artisti Coucou Chloe, që përfshin një tekst mysliman të njohur si Hadith. Rihanna thotë se përdorimi i këngës ishte gabim dhe se nuk do të përsëritet më. “Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim.

Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë. Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do të sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, përfundoi shfajësimin e saj artistja”, shkroi këngëtarja.

Hadith është pjesë e një koleksioni të teksteve që besohet të jenë fjalët e thëna të Profetit Muhamed. Pas librit të shenjtë Kurani, Hadithet shihen si disa nga tekstet më të rëndësishme fetare për myslimanët. Vargu arab i përdorur në këngë është pjesë e një hadithi për ditën e gjykimit. Kjo nuk është hera e parë që Rihanna akuzohet për pandjeshmëri ndaj Islamit. Në vitin 2013, asaj iu kërkua të linte një xhami në Abu Dhabi pasi pozoi për “fotografi të papërshtatshme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME