Categories Lajme

Dhjetëra pelegrinë ngjiten në Kishën e Laçit, gruaja rrëfen mrekullinë: Më shëroi djalin!

Dhjetëra pelegrinë kanë shkuar sot për ritualin e përvitshëm në Kishën e Shna Ndout në Laç për ditën e fundit të 13 të martave. Prej më shumë se dy muajsh, nuk mund të shkonin në Kishë pasi u mbyll gjithçka nga pándemia e korònavirusit. Me lehtësimin e masave, dita e sotme mund të konsiderohet si një ndër ditët me fluksin e pelegrinëve.

Një grua nga Malësia e Madhe ka folur për Fax News duke treguar se shkon të martën e parë të çdo muaji në Kishën e Laçit prej mrekullisë që i ka bërë me djalin, i cili pësoi aksident të rëndë disa vite më parë.

“Ka 8 vjet që vij një herë në muaj, çdo të martë të parë sepse ka bërë mrekulli. Më ka pas bërë djali një aksident me motor, më ka qëndruar 4 muaj në koma. 5 vjet nuk ka mundur të lëvizë, ka bërë 15 operacione. Falë Kishës së Shna Ndout sot është në punë e i fejuar”, tha ajo. Një pjesë e madhe e njerëzve besojnë tek mrekullia që bën Kisha e Laçit dhe nuk hezitojnë që të luten apo ndezin qirinj duke shpresuar zgjidhje për problemet që mund të kenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME