Categories Lajme

Dhjetra automjete po licie dhe efektivë në gatishmëri te banorët e Astirit

Ndërkohë që protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e kaluar është shqoëruar me tensioned he arrestime, sot ende pa nisur tubimi është vënë re nja prezencë e lartë e forcave të Policisë.

Siç shikohet në videon e mëposhtme, dhjetra automjete policie dhe efektivë ndodhen në vendin ku zhvillohet protesta e përnatshme e banorëve të Astirit të cilët prej thuajse një viti këerkojnë anulimin e projektit të Unazës së Re duke e konsideruar si korruptiv. Nga  ana tjetër ata kërkojnë dëmshpërblime në vlerën reale të tregut, për të cilën qeveria nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje. Banorët e Astirit përmes një shkrese zyrtare drejtuar Policisë së Tiranës, kanë kërkuar leje që të vijojnë protestën e tyre, që tashmë vazhdon prej më shumë se 300 ditësh.

Me ndërhyrjet e reja në Kodin Penal çdokush që bllokon rrugët për të protestuar do të dënohet me 1 deri në 3 vite burg, dhe kjo ka pasuar me arrestimin e 21 banorëve të Astirit. Megjithatë banorët janë të vendosur për të vazhduar protestën e tyre paqësore, në të kundërtën paralajmërojnë se në datën 19 qendresa e tyre do të përshkallëzohet.

Mbrëmjen e djeshme mes banorëve të arrestuar ishte dhe ish-deputeti demokrat Kevis Balliu, të cilit iu komunikua arresti në drejtorinë e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME