Categories Lajme

Dhunë ndaj policit, transport emigrantësh, vjedhje makine, arrestohen tre persona në Tiranë

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, ka vënë në pranga tre persona, për vepra të ndryshme penale. Një 23-vjeçar me iniciale S.C., është arrestuar nga forcat e Komisariatit numër 1, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme pesë shtetas të huaj marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor. Po kështu nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME