Categories Sport

Partizani-Tirana, tifozët shkatërrojnë 66 stola në stadiumin “Air Albania”. FSHF referon ngjarjen në polici

Derbi lë me pasoja stadiumin “Air Albania”, ndërsa FSHF kërkon dënimin e shkelësve të ligjit. Në sfidën e parë të Kategorisë Superiore me tifozeri brenda nuk mund të mungonin dëmtimet në stadium. Sipas administratorëve të stadiumit, kanë qenë afër 70 stola të dëmtuar në vende të caktuara të stadiumit. Më shumë dëmtimet janë shënuar në pjesën e tifozëve të Tiranës. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se nga kontrolli i stadiumit pas ndeshjes rezultojnë deri tani 66 stola të dëmtuar. 15 nga ana e Partizanit dhe 51 nga ana e Tiranës. FSHF e ka referuar çështjen në polici, që kjo e fundit t’i identifikojë dëmtuesit dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit.

Një stadium i mbushur pothuajse plot ai i së premtes. Edhe pse nuk pati “sold out”, për dy ditë u shitën rreth 19 mijë bileta, duke qenë ndeshja më e madhe e mijëvjeçarit, për shkak të shikueshmërisë së lartë. Gjithsesi, edhe pse takimi u luajt në një ambient perfekt, me dy tifozeritë ata e kanë kaluar masën. Partizani ishte organizator i këtij derbi që afroi në stadium rreth 19 mijë persona. Organizimi i klubit të kuq ka qenë perfekt dhe kjo punë e Partizanit është shpërblyer edhe me arkëtime rekord. Ndonëse gjithçka ishte thuajse e përkryer, sërish tifozët kishin arritur të fusnin brenda sende të palejuara, si flakadanë dhe shashka. Derbi i 155-të i kryeqytetit është ndeshja e parë e Kategorisë Superiore e luajtur në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.“Panorama Sport”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME