Categories Lajme

Tërmeti/ Ishin shpallur në kërkim, katër nga nëntë persona ia mbathën në Itali. Dy ndërtues dhe një inxhinier fshihen në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e Prokurorisë për banesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, i cili shkaktoi 51 viktima. Mësohet se katër nga nëntë personat e shpallur në kërkim, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për jetët e humbura, një ditë para se ta mësonin masën që ishte marrë ndaj tyre ishin larguar për në Itali.

Për të bërë të mundur kapjen e tyre, autoritetet shqiptare kanë vënë në dijeni homologët italianë, për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të shpallurve në kërkim. Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë operacionet për kapjen e tre të kërkuarve të tjerë që fshihen në kryeqytet. Dy ndërtues dhe një inxhinier janë lokalizuar në Tiranë dhe po punohet për kapjen e tyre. Hetimet vazhdojnë me të njëjtat ritme edhe nga Prokuroria e Krujës, e cila gjithashtu ka shënuar disa persona përgjegjës për jetët e humbura, mes tyre ka edhe funksionarë publikë.

Personat e shpallur në kërkim

1. Arben Qato pronar i Vila Palma

2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)

3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit

5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV

6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës

7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’

8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME