Categories Lajme

Dhunë në familje, plagosje dhe drogë, dhjetë të arrestuar në Tiranë, një në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë persona, për vepra të ndryshme penale, nga dhuna në familje, te vjedhjet dhe plagosja.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

– M. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe;

– E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– A. L., 58 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– B. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Xh. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. P., 26 vjeç, banues në Tiranë. 26-vjeçari, ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, është konfliktuar për motive të dobëta dhe dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. R., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E parkoi para kazanëve, banorët ‘hakmerren’, i mbushin makinën me mbeturina

Një ngjarje sa e pazakonte aq edhe shqetësuese është pamja që na shfaqet nga një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestua në Brazil, Ervin Mata prej 2 vitesh nën ‘lupën’ e autoriteteve shqiptare! I monitoruan lëvizjet në Amerikën Latine

Prej më shumë se dy vitesh, autoritetet shqiptare kishin vënë nën monitorim lëvizjet e Ervin…

LEXO ME SHUME