Categories Lajme

Dhunimi barbar, mbi 100 forca “Shqiponja” dhe RENEA rrethojnë Niklën dhe Tapizën

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, “Shqiponjat” dhe RENEA-t kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës sërish mëngjesin e sotëm. Që nga ora 5.00 e mëngjesit të sotëm, Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe shtëpi në zonën e Niklës dhe Tapizës, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim.

Raportohet se më shumë se 100 efektivë kanë rrethuar zonat që konsiderohen si “problematike” për shkak personazheve të botës së krimit të përqëndurar në Fushë Krujë.

Aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy nipërit e tij, fëmijët e Gentjan Bejtjas. Për ngjarjen u arrestua Valter Bami, edhe pse ai e mohon pjesëmarrjen në krim.
Ndërkohë që nga ana tjetër, kontrollet mund të ushtrohen edhe për fisin Rraja. Në kërkim pas dhunës që ushtruan mbi vëllezërit Maja, janë shpallur: Flamur, Xhelal dhe Rexhep Rraja. Përkatësisht vëllezërit dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME