Categories Lajme

Ish-oficeri që la policinë prej klanit Rraja: E publikuan videon për të treguar se janë Zoti në zonë

Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka një histori me fisin Rraja që janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas dhunës barbare ndaj dy anëtarevë të fisit Maja. Ai la detyrën dhe familjarisht u largua nga vendi duke fituar azil në një vend europian, pasi siç deklaroi u kërcënua me jetë nga Rrajat pse pranoi denoncimin e Xhisiela Malokut.

Në një intervistë për RTV Ora, ish-polici Emiljano Nuhu u shpreh se klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime.

Ai tha se personat që e kërcënuan më në zyrë i denoncoi që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë:

“Në rastin tim nuk u publikuan pamjet se u manipuluan nga politika. Klani Rraja ka dashur vetë që t’i publikojë pamjet për të thënë se janë ata Zoti në ato komunitet dhe të mos guxojnë që të mos kryejnë veprime. Është jam kërcënuar nga personi me veshje të zezë në pamje, nga Xhelal Rraja që shihet aty me pistoletë.

Ky person më nxori armën në zyrën time në praninë e politikanëve që përmenda. Personat që më kërcënuan më në zyrë i denoncova që merreshin me trafik droge dhe lëviznin me armë. Edhe Rrexhep Rraja që është arrestuar për atentatin e prokurorit dhe Redjan Rraja që e denoncova se më kërcënuan është i arrestuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME