Categories Lajme

Dhunimi i jetimëve në Sarandë, mesazhi i ish-mësueses: Punova 10 vjet, më larguan sepse mbroja fëmijët! Qanin dhe vinin në shtëpinë time

Një rast i dhunimit të fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, ka hapur një debat publik. Një fëmijë jetim është dhunuar dhe video është publikuar në emisionin investigativ “Stop”, ndërkohë që Bashkia Sarandë ka thënë se ngjarja ishte e pavërtetë.

Policia e Shtetit nga ana e saj mori disa zyrtarë të Shtëpisë së Fëmijës të pandehur, kurse një punonjës policie u pezullua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, pasi e kishte dhunuar të miturin që kërkonte ndihmë.

Sot, një ish-mësuese e këtij institucioni ka ndarë një mesazh nga puna e saj dhe thotë se pas 10 vitesh, është larguar nga puna sepse mbronte fëmijët që dhunoheshin. Mësuese Trëndelina thotë se ajo është përplasur për dhunën në këtë institucion me Natasha Hodon, ish-drejtoresha e përkrahjes sociale në Ministrinë e Punës.

Mesazhi i plotë i ish-mësueses në Shtëpinë e Fëmijë Sarandë:

Në lidhje me denoncimin per keqtrajtimet e fëmijëve fatkeqësisht, këto sjellje kanë qenë vazhdimisht në shtëpinë e fëmijës! Unë kam punuar mbi 10 vjet atje dhe jam trajtuar më keq se fëmijët, sepse kam luftuar për ata fëmijë dhe jam përplasur me të gjithë për t’u dalë zot fëmijëve jetimë.

Jam pushuar nga puna për këtë arsye dhe pas largimit tim i dhunonin psikologjikisht fëmijët, duke u thënë se nuk kishte më kush t’i mbronte, pasi mësuese Trëndelina nuk është më. Shumë nga fëmijët prekeshin dhe qanin. Vinin fshehurazi në shtëpinë time dhe ankoheshin, por unë u pushova, se isha “ferrë nëpër këmbët” e tyre dhe nuk mund të bëja asgjë për ta, pasi duhet të kishe mbështetje nga lart, duhej të vidhje, të abuzoje me fëmijët, që të ishe i duhuri për stafin e më lart.

U dënova keq nga Natasha Hodo, ish drejtoresha e përkrahjes sociale në Ministrinë e Punës, sepse e kritikova në sy për gjendjen e fëmijëve dhe mungesën e kontrollit nga ana e tyre. Edhe sot e vuaj, sepse as pensionin nuk e kam të plotë, pasi, për çudi, më mungonin dy vite që kam punuar atje. Ky është “dënimi” im, që nuk isha njësoj si të tjerët dhe nuk mbyllja sytë para padrejtësive që u bëheshin fëmijëve jetimë. Që nga drejtorët, mësuesit, edukatorët etj. shkojnë jo për punë, por për pushime atje, fëmijët jetimë trajtohen si plehra dhe kjo ka shumë vite, nuk ndodh vetëm tani.

Ndoshta tani u zbulua diçka, por asnjëherë nuk ka qenë gjithshka në rregull në këtë institucion e të tjerë si ky! Uroj, që të dënohen siç e meritojnë të gjithë ata që abuzojnë me këta fëmijë! Psikologët që marrin diploma pa lexuar, nuk duhet të punojnë në këto institucione, as njerëz të pandjeshëm e të pandershëm! NEWSBOMB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME