Categories Lajme

Dhunimi i të miturit nga bashkëmoshatarët në Tiranë, Policia: Shoqërohen 3 autorët e dyshuar (VIDEO )

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video të publikuar nga ‘JOQ’, ku shfaqen disa të rinj që dhunojnë një të mitur.

Sipas forcave blu, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.

Të rinjtë do të hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqen disa shtetas të mitur, që dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME