Categories Lajme

Dhunoi barbarisht bashkëjetuesen dhe e mbajti peng 4 ditë, si u zbulua ngjarja. Ja çfarë u gjet në banesën e Gerald Gushollit

Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Geraldi Gushollit, mjete këto që ai ka përdorur në rrahjen barbare të bashkëjetueses së tij. Dhunime fizik dhe psikologjik i vajzës ka ndodhur për katër ditë me radhë në datën 12, 13, 14 dhe 15 prill, ku gjatë kësaj kohe R. Baxhaja ishte mbyllur në një dhomë dhe është keqtrajtohej me sende të forta.

“Ora News” zbulon dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku po ndiqet penalisht Geraldi Gusholli për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. Ndërsa nën hetim për moskallëzim krimi janë dhe katër shokët e Gushollit, shtetasit Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari.

Sipas dosjes hetimore dhunimi barbar i R.Baxhaja fillimisht është konstatuar nga Olta Sheta, e cila e ka marrë në telefon motrën e Geraldit, shtetasen Amarilda Bërdicën, e cila pasi ka shkuar në banesë dhe ka parë gjendjen e shkaktuar, ka transportuar R. Baxhaja, në drejtim të një klinike private. Në kuadër të hetimeve është pyetur Amarilda Berdica, mota e Gerald Gusholli e cila ka deklaruar se i vëllai dhe viktima jetojnë në shtëpinë e nënës së saj tek rruga “Frosina Plaku”.

Përgjatë kohëve të fundit ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për vizita mjekësore, dhe nga ana e vëllait të saj është shmangur takimi. Me R, e cila është kthyer nga gjermania përpara 10 ditësh është takuar në 3 prill 2023 dhe kanë pasur marrëdhënie të mira. Nga ana e Geraldit nuk është ushtruar më parë dhunë ndaj bashkëjetueses, por kohët e fundit i vëllai ka qenë i ngarkuar emocionalisht.

Amarilda Bërdica, ka treguar se është telefonuar nga kushërira e saj, Olta Sheta, e cila i ka kërkuar që të shkonte në banesën e Geraldit. Ku më pas ka konstatuar viktimën me lëndime dhe të gjakosur dhe e kanë shoqëruar në spital. Mjekët e spitalit kanë njoftuar policinë e Tiranës, për çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë nisën hetimet. R. Baxhaja ka deklaruar se është dhunuar nga i fejuari i saj me këmbën e tavolinës, duke e goditur në të gjithë trupin. Ajo ka sqaruar se e ka goditur me grushte dhe shkelma edhe në fytyrë dhe i ka marrë telefonin celular me qëllim që të mos lajmërojë lidhur me dhunën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME