Categories Lajme

Dhunoi me sende të forta tezen e saj, arrestohet e reja në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 38-vjeçare e cila akuzohet se ka goditur me sende të forta tezen e saj, shtetasen M.E. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku dyshohet se e reja ka ushtruar dhunë fizike e më pas ka goditur me sende të forta 50-vjeçaren.Kjo e fundit ka pësuar lëndime të lehta fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetases V. Gj., 38 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta tezen e saj shtetasen M. E., 50 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, e cila ka pësuar dëmtime të lehta fizike”, njofton policia. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME